Teuta e Shkëmbit nuk di të fitojë, edhe Gjilani e mund

U largua nga Kosova, por jo… Kosova ndaj tij. Për Bledi Shkëmbin sot ka qenë një test i vështirë ndaj Gjilanit, pasi djemtë e detit kanë humbur 3-1, në një sfidë ku kanë rënë në sy sidomos futbollistët që dikur kanë luajtur në Superligë, si Vilfor Hysa dhe Ledjon Muçaj, teksa Edon Sadriu ka shënuar të tretin. Skuadra e Sadat Pajazitit ishte superiore, ndoshta edhe më përpara me përgatitjen.

Kjo pasi ishte ndeshja e katërt miqësore për ekipin kosovar, ndërsa Teuta ka ende nevojë për pak kohë që të rigjehet ritmi i duhur. Goli i vetëm për durrsakët u shënua nga Lorenco Vila.

Ky ishte testi i tretë për durrsakët, teksa ende asnjë fitore për Shkëmbin, pasi ndaj Skënderbeut u mbyll barazim 0-0, ndërsa me Ferronikelin humbje 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *