Enis Gavazaj ka debutuar në Rusi me Jenisej. Skuadra e sulmuesit anësor nga Prizreni u mposht nga Zeniti, që ishte favorit në fakt. Edhe pse u rezistua deri në minutën e 80-të, Jenisej u thye dy herë në fund dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2.
Jenisej nuk luan në shtëpi dhe kjo është në disfavor. Ndeshja u zhvillua në Tjumen, që është rreth 1000 kilometra larg Krasnojarsk. Stadiumi i tyre nuk i plotëson kushtet dhe skuadra e ngjitur sivjet në elitën e futbollit rus është e detyruar të “shtegtojë”.
Sa i takon Gavazajt, ai zbirti në fushën e blertë në minutën e 83-të të takimit, dy minuta pasi Zenit kishte zhbllokuar ndeshjen me atë në Dzjuba. Gjithsesi Kuzjajev shënoi edhe golin e dytë dhe i mbylli të gjitha llogaritë.