Klop thyen heshtjen, sulmon Ramosin: I pamëshirshëm dhe brutal!

Më në fund ka folur dhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, në lidhje me ndërhyrjen e Serxho Ramosit ndaj “yllit” të anglezëve, Mo Salah. Numri një i stolit të “redsat” foli mjaft ashpër kundër kapitenit madrilen duke e etiketuar si “të pamëshirshëm” dhe “brutal”.

“Nëse ktheheni mbrapa dhe ju nuk jeni me Realin, atëherë do të mendoni se ishte i pamëshirshëm dhe brutal. Nëse sheh të gjitha situatat me Ramosin së bashku, dhe unë kam parë futboll që 5 vjeç, atëherë do të shohësh shumë ndërhyrjeje nga spanjolli.

“Në ndërhyrjen me Salahn, ju nuk mund të thoni ‘sa ndërhyrje e bukur’. Kam parë gjyqtarin e ndeshjes të marrë përsipër ndeshje të mëdha në Botëror (Belgjikë-Brazil) dhe askush nuk foli për të më vonë. Megjithatë, unë mendoj se në situata të tilla dikush duhet të gjykojë më mirë. Nëse VAR-i po vjen, atëherë është një ndërhyrje që duhet ta shohësh sërish. Jo të japësh një karton të kuq, por ta shohësh dhe të thuash ‘çfarë është kjo?’

“Ishte e pamëshirshme. Nuk mendoj se Salah do të ishte dëmtuar gjithmonë në një situatë të tillë, por këtë herë ishte i pafat. Nuk e di nëse do të jetë një eksperiencë që do e përjetojmë sërish – të shkojë atje dhe të godasë me bërryl portierin, të rrëzojë golashënuesin si mundës në mesfushë dhe të fitojë ndeshjen”, – u shpreh ai.

Numri një i stolit bëri komentet e tij dhe në lidhje me deklaratat e Ramosit pas ndeshjes. Kapiteni i Real Madridit u kap me portierin Karius dhe brazilianin Firminjo. “Ramosi tha shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Si person, nuk më pëlqyen reagimet e tij. Ai ishte si dikush ‘gjithsesi, çfarë duan ata? Kjo është normale’. Në finalen e vitit të kaluar, kundër Juventusit, ai ishte përgjegjës për kartonin e kuq të Kuadrados. Kolumbiani e preku lehtë dhe ai e bëri të madhe. Askush nuk foli për këtë pas ndeshjes.

“Nuk ndihem mirë, por nuk mund ta ndryshojmë. Në jetë gjithmonë ke nevojë për ndihmë nga diku. Në situata të tilla, njerëzit do të thonë unë jam i dobët dhe një humbës i keq. Unë nuk jam. E pranoj. Më pyetët për këtë çështje. Nuk është se zgjohem në mëngjes dhe mendoj ‘Ramos!’.

Gjermani foli dhe në lidhje me portierin Karius, por dhe afrimin e Alisonit. Ai mendon se afrimi i brazilianit do të kishte ndodhur edhe nëse gjermani nuk do të kishte gabuar në finalen e Champions Leagues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *