Ethet zikaltër janë gjithmonë e më të larta dhe abonimet për sezonin e ri të Interit janë duke fluturuar… Që përpara grumbullimit veror, abonimet e shitura ishin në kuotën 20 mijë: tani, një muaj larg debutimit në “San Siro” (të dielën më 26 gusht ndaj Torinos), ai numër është një kujtim, sepse po arrihet shifra 35 mijë.
Efekti Champions dhe një merkato shumë e mirë. Ashtu si u komunikua nga klubi, po afrohet praktikisht “sold out” i abonimeve: 50% e biletave të mbetura në “San Siro”, rezervua tifozëve të tjerë, do të shiten përpara fillimit të sezonit. Në fakt, këto shifra i ngjasojnë atyre të sezonit të Tripletës, 2010-2011, kur abonimet kaluan kuotën 40 mijë.