Juventusi ka zyrtarizuar kalendarin e miqësoreve verore dhe gjithashtu ka zyrtarizuar datën e debutimit të Kristiano Ronaldos.
Ylli portugez do të nisë stërvitjen në pas javës së parë gushtit, për shkak të pushimeve të zgjatura nga pjesëmarrja në Kupën e Botës, por do të jetë gati për të luajtur që më 12 gusht.
Atë ditë Juventusi ka planifikuar ndehsjen e zakonshme brenda familjes në Vilar Peroza, qendra historike ku bardhezinjtë nisin përgatitjet verore, në komunën e lidhur ngushtë me familjen Anjeli.
Në fakt, Juventusi është në hall, sepse interesimi për miqësoren e parë të Ronaldos kalon kufijtë e normales dhe ka kërkesa pa fund për bileta.
Për këtë arsye, do të ketë masa të jashtëzakonshme sigurie, por ndeshja do të luhet sipas programit në Vilar Peroza, edhe pse edhe u mendua spostimi në Juventus Stadium.