Laçi do ta ketë gati të pamundur që të ndryshojë diçka në ndeshjen e kthimit me Molden në shtëpi një javë më vonë, pas humbjes së sotme 3-0 në Norvegji. Të besuarit e Besnik Prengës nuk i bënë dot ballë skuadrës së Solskajer, që e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të, falë një 11-metërshi të shkaktuar nga Sefgjini. Nga pika e bardhë Haland nuk gaboi.
Golat e ndeshjes Laçi-Molde on Vidnews.
Për minuta të tëra vendasit dominuan dhe goditën dhe dy herë shtyllën derisa gjetën dhe golin e dytë me anë të Hestad, i cili u tregua vigjilent pas ekzekutimit të një goditje dënimi. Në fraksionin e dytë bardhezinjtë tentuan që të gjenin golin, por vetëm një rast i Fangajt dhe tentativat nga distanca të Jonuzit dhe Lushkes ishte shumë pak për të ndryshuar diçka në rezultat.
Molde shënoi dhe golin e tretë me anë të Xhejms, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, për të marrë një fitore që e hipotekon çështjen e kualifikimit. Kurbinasit do tentojnë gjithçka në shtëpi, por duket një mision gati i pamundur që të ndodhë përmbysja e madhe, duke parë dhe dominimin në ndeshjen e sotme, por dhe duke ditur forcën e norvegjezëve.
MOLDE 3
LAÇI 0
Shënues: Haland 5′ (penallti), Hestad 24′, Xhejms 79′
FORMACIONET
GOLAT
5′ – Sefgjini bën një ndërhyrje të gabuar brenda zone dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Haland nuk gabon nga pika e bardhë duke kaluar vendasit në avantazh.
24′ – Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Hestad realizon dhe golin e dytë për vendasit.
79′ – Molde tentoi me Strand, por Selmani e ndali në rastin e parë, topi i kthyer në lojë shkoi tek Xhejms që gjen golin si zëvendësues.
Laçi: Selmani; Shtubina (Fangaj 48′), Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja (Ujka 90+1′), Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh. Trajner: Besnik Prenga. Të gatshëm: Vata, Hadroj, Bushi, Smaçi, Zogaj
Molde: Linde, Gabrielsen, Forren, Sarr, Husain (Xhejms 67′), Aursnes, E. Hestad, Remer, Cibicki (Eikrem 65′), Haugen, Haland (Strand 74′). Trajner: Ole Gunar Solskajer. Të gatshëm: Ranmark, Gregersen, Shima, Brustad.