DIREKT/ Veniten shanset e Laçit, Molde shënon golin e tretë

EUROPA LEAGUE

Raundi i dytë kualifikues, ndeshja e vajtjes

MOLDE 3

LAÇI  0

Shënues: Haland 5′ (penallti), Hestad 24′, Xhejms 79′

GOLAT

5′ – Sefgjini bën një ndërhyrje të gabuar brenda zone dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Haland  nuk gabon nga pika e bardhë duke kaluar vendasit në avantazh.

24′ – Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Hestad realizon dhe golin e dytë për vendasit.

79? – Molde tentoi me Strand, por Selmani e ndali në rastin e parë, topi i kthyer në lojë shkoi tek Xhejms  që gjen golin si zëvendësues.

DIREKT

74′ – Lushkja nuk është treguar i saktë në tentativën e tij nga distanca.

71′ – Edhe Jonuzi provon të rrezikojë, por pa rezultat.

65′ – Fangaj ka një mundësi për gol, portieri vendas i mohon golin. Rasti më i mirë për Laçin deri më tani

65′ – Radas është ndëshkuar me karton të verdhë.

58′ – Haland provon të befaosjë, por nuk mundet që të gjejë kuadratin e portës së Selmanit.

37’ – Remer dhe Haugen provojnë në dy raste, por Selmani është në lartësinë e duhur duke ndalur topin në të dyja rastet.

34′ – Lushkja kërkon të befasojë, por edhe mesfushori i kurbinasve nuk është i saktë.

32′ – Hoxhallari provon nga distanca, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

19′ – Uzuni provon me një goditje nga distanca, ndërhyn portieri vendas duke neutralizuar rrezikun.

13′ – Cibicki sërish i afrohet golit, pasi godet traversën pas një goditje nga këndi .

5′ – Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ – Radas jep shkëndijën e parë për Laçin, por tentativa e shkodranit përfundon jashtë kuadratit.

2′ – Mundësi ideale për vendasit, të cilët rrezikojnë që në sekondat e para. Sarr godet traversën pas një goditje nga këndi.

1′ – NIS NDESHJA!

Besnik Prenga e di shumë mirë se edhe me Molden duhet shumë kujdes. Ua ka bërë të qartë edhe lojtarëve. Për këtë edhe formacioni i përzgjedhur dhe moduli kanë karakter mbrojtës. Tashmë është konfirmuar rreshtimi i bardhezinjve me modulin 5-3-1-1, sikurse edhe ka raportuar më parë “Sport Ekspres”.

Selmani mbron kuadratin, ndërkohë që në mbrojtje nga minuta e parë luan edhe Marko Radas. Në krahë janë pozicionuar Sefgjini dhe Shtubina, kurse në qendër krah kroatit luajnë Gjoni dhe Hoxhallari. Treshja e mesit të fushës nuk ndryshon. Kroati Eller, Lushkja dhe Jonuzi janë titullarë.

Uzuni shfaqet në një pozicion të ri në këtë ndeshje që nis prej orës 19:00. Anësori do të luajë si sulmues i dytë pas Vice Kendesh dhe do të mundohet të shfrytëzojë shpejtësinë e tij për të befasuar Molden vendase. UEFA ka publikuar formacionet zyrtare dhe norvegjezët udhëhiqen në sulm nga 18-vjeçari Haland, i kërkuar nga klubet më të mëdha në botë.

Laçi: Selmani; Shtubina (Fangaj 48′), Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh. Trajner: Besnik Prenga. Të gatshëm: Vata, Hadroj, Bushi, Smaçi, Zogaj, Ujka

Molde: Linde, Gabrielsen, Forren, Sarr, Husain (Xhejms 67′), Aursnes, E. Hestad, Remer, Cibicki (Eikrem 65′), Haugen, Haland (Strand 74′)Trajner:  Ole Gunar Solskajer.  Të gatshëm: Ranmark, Gregersen, Shima, Brustad.

PJESA E PARË

Laçi nuk ka mundur që t’i bëjë ballë skuadrës së Moldes në 45 minuta e para. Dukshëm favorit vendasit, të cilët kanë realizuar që në minutën e 5-të me anë të një 11-metërshi. Pas ndërhyrjes së Sefgjinit, gjyqtari akordoi penallti dhe Haland nuk gaboi. Hestad shënoi dhe golin e dytë pas një goditje dënimi. Po ashtu norvegjezët kanë goditur dhe dy herë traversën. Në anën tjetër të besuarit e Besnik Prengës kanë rrezikuar shumë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *