PSG ka prezantuar sot fanellën e re për ndehsjet jashtë fushe dhe menjëherë kanë rënë në sy dy gjëra: Mbape do të mbajë numrin 7 dhe uniforma që duket sikur kopjon Realin.
Klubi francez do të tentojë sërish të triumfojë në arenën ndërkombëtare në sezonin e ardhshëm dhe nuk ka shitur asnjë nga yjet, por fanella e re është bërë objekt ironie në ueb, sepse shumë tifozë kanë evidentuar faktin që fanella e bardhë duket një kopje e fanellave të Realit.
Ironi e hidhur: “Kështu duan ta fitojnë Champions League, duke imituar Realin që te fanella?”.
Ndërkaq, Mbape merr numrin 7 dhe duket si një tjetër lëvizje që imiton Realin, ose më saktë Ronaldon. Këtu nuk ka vend për ironi, sepse Mbape e meriton plotësisht atë numër dhe është lojtari që ka më shumë shanse të bëhet një legjendë e futbollit pas Mesit e Ronaldos.