Herri Kejn nuk nevojitet, Totenhemi shpartallon Romën në 45 minuta

Totenhemi duket gati, që tani është në formë për sezonin e ri dhe duket se ka plot armë, edhe nëse mungon Herri Kejn.

Sulmuesi i Anglisë është më pushime, por Gjelat mposhtën Romën 4-1 para pak orësh, me një paraqitje fantastike.

Katër gola që në pjesën e parë, dy nga Fernando Jorente e dy nga Moura, mjaftuan për të mposhtur Romën, që në fakt luante pa shumë titullarë dhe sapo ka nisur stërvitjet.

Për italianët buzëqeshja vjen nga sulmuesi Shik, autor i një goli fantastik që nd minutën e tretë. Golat e tij duhen shumë, edhe në miqësore, sepse është një ndër investimet më të mëdha të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *