Mbrëmje Champions jo vetëm për Kukësin por edhe shumë skuadra “big”. Mes tyre, Ajaksi i Amsterdamit, që ka mudur Shturmin e Gracit me rezultatin 2-0 në turin e dytë paraeliminator. Holandezët fituan me golin e talentit Ziek në minutën e 15-të, i favorizuar edhe nga një gafë e portierit kundërshtar, dhe Lase Shone në të 57’, që e dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga penalltia. Në rast kualifikimi, Ajaksi do të përballet me Standart Liezhin në turin e tretë.
https://www.youtube.com/watch?v=Lo1wPDXmOyg
Fitore e çmuar edhe për Selltik Gllasgou: 3-1 në fushën e Rozenborgut. Shkëlqen ylli Odsone Eduard, 20 vjeç, talenti i blerë një vit më parë nga PSG. Skuadra norvegjeze shënon me Meling (asist i Bendtnerit), më pas skocezët barazojnë në të 43’ me sulmuesin francez dhe më pas kalojnë përpara me Nçam, ish i Xhenoas.
https://www.youtube.com/watch?v=QjRdZkSmmLc
Goli i tretë vjen me Edouard, idhull në “Celtic Park”: niset në fije të pozicionit jashtë loje dhe kalon portierin me një parabolë. Në rast kalimi të turit, skocezët do të kenë përballë AEK-un e futbollistit shqiptar, Ajdareviç.
U luajtën gjithashtu edhe BATE Borisov-Helsinki, që përfundoi 0-0, ashtu sikurse edhe Ludugorets-Mol Vidi.