Historia njeh mjaft raste ku futbollistë të ndryshëm janë përfshirë në lidhje romantike me të dashurat ose bashkëshortet e kolegëve. Rastet më të famshme janë ato të Xhon Territ dhe Mauro Ikardit, ndërsa episodi më i fundit i kësaj natyre ka ndodhur në tokën amerikane.
Klubi i Atlanta Junajtid, që militon në “MLS”, është vënë në një situatë shumë të sikletshme, pasi ylli i ekipit Ezekuel Barko është përfshirë në një lidhje romantike me të dashurën e njërit prej shokëve të ekipit, i quajtur Brendon Vazquez.
Sipas “dirtysouthsoccer”, burime brenda klubit konfirmojnë lajmin dhe masat ndaj lojtarit priten të jenë drastike, pasi e gjithë skuadra i është vënë kundër 19-vjeçarit për gjestin e ulët.
E ardhmja e Barkos me shumë mundësi do të jetë në kampionatin brazilian, ku skuadrat e Vasko De Gamës dhe Flamengos po garojnë për shërbimet e lojtarit.