Zbulohen kandidatët për çmimin ”Lojtari i Vitit”, mungon një nga yjet e Botërorit

Edicionin e shkuar ishte Kristiano Ronaldo ai që fitoi dhe Topin e artë ashtu dhe doli “Lojtari i Vitit”. Këtë edicion gara për këtë trofe individual është mjaft e fortë, pasi në Kupën e Botës kishte shumë lojtarë që bënë diferencën.
FIFA ka publikua dhe listën me 10 lojtarët e dominuar për këtë çmim. Nuk mund të thuhet se ka ndonjë surprizë të madhe, pasi janë të gjithë lojtarët që priteshin.

Nuk mund të mungonte dyshja Ronaldo-Mesi që sigurisht janë ndër pretendent kryesor. Në listë është dhe Luka Modriç i cili udhëhoqi Kroacinë e tij deri në finale. Po ashtu edhe Kilian Mbape nuk mund të mos ishte, pasi u bë protagonist në Kupën e Botës. Nga Franca janë dhe Antuan Grizman i cili veç Kupës së Botës fitoi dhe Europa League-n, por dhe Rafal Varan, i cili triumfoi dhe në Champions me Realin.

Edhe Blejgika përfaqësohet nga Hazard dhe De Brujne. Lista mbyllet më shënuesimn më të mirë në Rusi Herri Kejn dhe me sulmuesin egjiptian Momo Salah.

Bie në sy që në listë nuk është sulmuesi brazilian Nejmar. Lojtari i PSG është mungesa e vetme e madhe në listën e publikuar nga FIFA.

 

10 lojtarët kandidatë për “Lojtari i Vitit”

– Kristiano Ronaldo/ Portugali/Juventus/ 33 vjeç

– Luka Modriç/ Kroaci/Real Madrid /32 vjeç

– Lionel Mesi/ Argjentinë/ Barcelona/ 31 vjeç

– Kilian Mbape/ Francë/ PSG/ 19 vjeç

– Rafael Varane/ Francë/ Real Madrid/ 25 vjeç

– Antuan Griezma/ Francë/ Atletiko Madrid/ 27 vjeç

– Eden Hazard (Belgjikë/ Çelsi/ 27 vjeç

– Kevin De Brujn/ Belgjikë/ Mançester Siti/ 27 vjeç

– Muohamed Salah/ Egjip/ Liverpul/ 26 vjeç

– Harri Kejn/ Angli/ Totenham/ 24 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *