Kukësi do të luajë kundër Karabakut në turin e dytë të Champions League. Skuadra azere ka mbërritur në Shqipëri dhe është akomoduar në qytetin e Shkodrës. Futbollistët janë lënë të lirë dhe duke shfrytëzuar kohen e tyre, ata kanë shëtitur dhe në qytetin verior. Një pjesë e mirë e tyre janë parë duke ecur në pedonalen e qytetit.
Ekipi i Karabakut do të zhvillojë konferencën për shtyp në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 18:45. Seanca stërvitore do të zhvillohet prej orës 19:00 deri në orën 20:00. Paraditja e sotme ishte e lirë, prandaj lojtarët e tyre kanë shfrytëzuar këto momente për të njohur pak qytetin e Shkodrës.
Ekipi i Karbakut ka njoftuar dhe nisjen drejt Tiranës me anë të një videoje të shpërndarë në kanalin zyrtar në “Facebook”. Në të shihet, Ansi Agolli duke pozuar me pasaportën e Shqipërisë.