Në Shqipëri epiqendër e ryshfetëve kanë qenë gjithmonë ekipet e moshave, pak raste ka patur me ekipin e parë. Në Nigeri ndodh e kundërta. Trajneri i kombëtares afrikane, Salisu Jusuf, është kapur nga një kamera amatore duke marrë ryshfet për të grumbulluar lojtarë në kombëtare.
Personi që bëri kamerën e fshehtë u hoq si një menaxher lojtarësh. Ai u takua me teknikun afrikan dhe i kërkoi që t’i grumbullonte lojtarët e tij në kombëtare. Trajneri pranoi nga gazetari Anas Aremeyau Anas, i hequr si agjent, 1000 euro dhe në këmbim i merrte në skuadër lojtarët e tij.
Regjistrimi është bërë në dhjetorin e 2017 dhe u publikua nga BBC. Numri një i stolit për të mbrojtur veten u shpreh se mendonte se paratë ishin dhuratë dhe nuk ishin në formë ryshfeti. Bravo Jusuf, na zgjove mallin e viteve të kaluara në Shqipëri!