Çelsi bën blerjen e ‘parë’ për Sarrin, një dhomë duhani

Kur Çelsi vendosi të punësonte Mauricio Sarrin, e dinte shumë se trajneri i Napolit është një duhanpirës i thekur dhe kjo i shkakton jo pak probleme gjatë punës së tij dhe ndeshjeve.

Ka pasur plot raste kur Sarri është parë duke tymosur gjatë ndeshjeve të Napolit, edhe pse tashmë ndalohet duhani në stadiume.

Duke qenë se zakoni i italianit nuk preket, Çelsi do të ndërtojë një zonë për duhanpirësit në Stamford Bridge, raporton Daily Mirror, në mënyrë që Sarri të ketë mundësi të pijë duhan gjatë ndeshjeve.

Sarri pi rreth 80 cigare dita, ndaj do jetë e pamundur të durojë një ndeshje pa cigare, sidomos nëse gjërat nuk do ecin mbarë.

Në Angli ndalohet duhani në stadiume, ndaj Çelsi është i detyruar të bëjë një sforcim të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *