Pas suksesit ndaj Perth Glorit, ekipit australian, trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri ka folur në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur akuzave të presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentis: “Unë doja të çmontoja Napolin? Mendoj se futbollistët e Çelsit janë shumë të fortë dhe duhet të falënderoj ato të Napolit, sepse falë tyre jam këtu… Jam i lumtur me ato që kam, nuk dua të përgjigjem”.