Ka qenë një e shtunë miqësoresh për shumë shqiptarë, ku mes tyre bie në sy fitorja 3-2 e Atalantës ndaj Hertës së Berlinit.
Në një stadium të mbushur si në ditët më të bukura, në Bergamo, bluzinjtë kanë qenë spektakolarë, teksa ka shënuar talenti Barrou, Mançini dhe Josip Iliçiç.
Por, ka lënë për të dëshiruar reparti difensiv, ku Berisha që ishte titullar, pësoi dy gola nga skuadra gjermane. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë duke i lënë vendin Golinit.
Ndërkohë, vazhdojnë zërat për transferimin e tij te Lilë në Francë, edhe pse Atalanta do jo më pak se 5 mln euro, duke qenë se aq pagoi te Lacio për shqiptarin.