Skënderbeu si rrallë herë në vitet e fundit është përballur me një eksod masiv, pasi shumë lojtarë ose janë shitur ose janë larguar si futbollistë të lirë. ”Supersport” raporton se lojtari i cili mund të lërë korçarët është Bakari Nimaga. Mesfushori mund t’i sjellë një tjetër shumë të konsiderueshme juglindorëve, pasi për shërbimet e 23-vjeçarit kanë shfaqur interes disa skuadra nga jashtë Shqipërisë.
Është skuadra e Sherfi Tirapsol që ka shfaqur interes për mesfushorin nga Mali dhe bisedimet janë në fazë të avancuar. Kampionët e Moldavisë, të cilët një edicion më parë eliminuan Kukësin nga Championsit do të ndeshen me Shkëndijën e Tetovës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve këtë edicion dhe duan që ta kompletojnë skuadrën. Lojtari në fjalë preferohet nga stafi teknik dhe arritja e marrëveshjes duket pranë.
Nimaga ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut dhe aktivizohet prej 6 vitesh me korçarët ku ka arritur që të fitojë dhe pesë herë titullin kampion. Do të ishte një tjetër sukses për bardhekuqtë, të cilët do të rrisnin financat e klubit, kjo për faktin se më parë kanë shitur Xhejmsin dhe Gavazajn.