Thomas Strakosha ka një vizitor special në stërvitje, ish-trajneri e përcjell nga afër

Lacio ka nisur punën për sezonin e ri që do të nisë në Seria A. Skuadra laciale ka filluar stërvijen nën drejtimin e trajnerit Simone Inzagi. Vizitori i veçantë ka qenë as më shumë e as më pak, por vetë ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Ish-tekniku i Shqipërisë u pa në shkallët e “Zandegiacom”-os, aty ku po zhvillonte Lacio stërvitjen. Sytë e tij ishin të drejtuar nga portieri Strakosha. De Biazi dhe “gardiani i portës” njihen që nga periudha kur kombëtarja shqiptare drejtohej nga italiani. Ishte De Biazi që e afroi Strakoshën në kombëtare.

Pas mbarimit të seancës stërvitore, De Biazi takoi dhe trajnerin Inzagi. Ai pati një komunikim të gjatë me të dhe mjaft dashamirës. Ish-trajneri i Shqipërisë ishte afër marrjes së kombëtares së Polonisë, por u tradhëtua në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *