Enis Gavazaj është tashmë një futbollist i Jenisejit në Premier Ligën ruse. Klubi mban emrin e lumit Jenisej në Krasnojarsk, qytet me 1 milionë banorë në Siberi, matanë Kazakistanit, ndaj me siguri Gavazaj do mendohet mirë para se të bëjë ndonjë udhëtim drejt Shqipërisë apo Kosovës, sepse distanca nga Tirana deri në Krasnojarsk është 5449 kilometra më avion!
Ndërkaq, Gavazaj do të duhet të ambientohet me klimën, mentalitetin, ushqimin dhe… fanellat e pabesueshme të klubit rus.
Para pak ditësh Jenisej prezantoi fanellat e reja dhe janë befasuese, si pak fanella në histori, ndoshta për të mos kaluar pa vënë re në Premier Ligën ruse, edhe nëse nuk kanë sukses në rezultate.
Fanella për ndeshjet shtepiake ngjan si një komplet pizhamash për fëmijë, sepse është blu e stampuar në çdo cep me luanë të vegjël. Që këtu Spartaku i Moskës, CSKA dhe Zeniti do tmerrohen, e sigurt.
Akoma më impresionuese është fanella për ndeshjet jashtë fushe, sepse janë stampuar katedralja, ura e qytetit e ndoshta pjesë nga filmi Avatar.
Jenisej i shpjegon fanellat me krenarinë që ka qyteti dhe përgjegjësinë që duhet të ndjejnë lojtarët, por në Twitter ka plasur gallata, sepse shumë njerëz e quajnë Jenisejin kampion për fanellat më të tmerrshme.
Gjithsesi, Gavazaj ka firmosur kontratë të shkëlqyer dhe me siguri kaq mjafton që të ngushëllohet. Nëse pastaj shkëlqen në kampionat, ato fanella do i ndërrojë shumë shpejt për disa më normale.
Jesus Christ?
Newly promoted Russian Premier League side FC Yenisey Krasnoyarsk should be automatically relegated for these monstrosities. https://t.co/7kqyGJjqC9
— Footy Accumulators (@FootyAccums) June 21, 2018
?? FC Yenisey Krasnoyarsk have unveiled their 2018-19 kits…
? Name a worse looking strip…
We'll wait. pic.twitter.com/eQB1egBTI3
— MobileBet (@MobileBetUK) June 21, 2018