Kastrioti pranë goditjes së bujshme, mund të rikthejë sulmuesin e njohur në Superiore

Kastriot ka nisur seriozisht punën nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori. Shkodrani ka ndërtuar një grup simpatik dhe po mundohet të punojë mirë me ta. Deri tani kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe nuk ka ndalur seancat stërvitore. Krutanët zyrtarizuan ditën e djeshme mesfushorin e Kamzës, Ersil Ymeraj, ndërsa për dy ditë mund të arrijnë një goditje shumë të madhe.

“Sport Ekspres” zbulon me burime pranë lojtarit se sulmuesi Pero Pejiç mund të kthehet në Shqipëri dhe të luajë për Kastriotin. Kroati ka nisur bisedimet me klubin krutanë dhe kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm detajet. Të dy palët kanë parashtruar kërkesat e tyre dhe diskutimet duken në rrugën e duhur. Bisedimet janë të hapura, tani varet nga “kërkes-oferta” mes tyre.

Pejiç e mbylli sezonin e kaluar në Kroaci me ekipin e Slaven Koprivnicës. Ai luajti në 22 ndeshje, 11 si titullar dhe realizoi 3 gola. Kroati është futbollist i lirë, pasi e ka prishur kontratën me këtë ekip. Aventura e tij e fundit në Shqipëri ishte ajo me Kukësin ku u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2016-17 dhe fitoi këpucën e artë me 28 gola të shënuar. Mosha mbetet “frika” më e madhe ndaj tij, pasi kroati është 35 vjeç. Megjithatë, Kastrioti do të bënte një lëvizje të mirë me të, pasi ka shumë përvojë në Superiore, ndërsa emri i tij imponon frikë te mbrojtësit kundërshtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *