Kukësi me “përforcime”, rikthehet qendërmbrojtësi

Kukësi do të kërkoje kualifikimin të martën në Maltë, ku do i duhet që të marrë një fitore ose një barazim me gola për të kaluar në raundin tjetër. Për këtë ndeshje verilindorët do të kenë një “armë” më shumë, pasi i gatshëm do të jetë dhe mbrojtësi Rustem Hoxha.

Durrsaku kishte pësuar një lëndim para ndeshjes së parë dhe nuk mundi që të ishte në fushë për takimin e parë kualifikues. Gjithsesi, tani ai do të jetë në dispozicion të stafit teknik, i cili do të vendosë nëse do të ketë minuta për të apo jo.

Sa i përket formacionit në ndeshjen e kthimit, nuk pritet që të ketë shumë surpriza, për vetë faktin se tekniku Cungu duhet të gjykojë lojtarët vetëm nga dy seanca stërvitore. Shkodrani me shumë gjasa nuk do të rrezikojë pa fund, për të bërë rokadë. Gjithsesi, Cungu do të ketë në krahun e tij të djathtë Rraman Hallaçin që e njeh mirë ambientin, por që me Cungun ka punuar në kohën kur ishte futbollist, në edicionin 2012-2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *