Nuk luajti kundër Partizanit, Ahmedi merr vendimin e tij në lidhje me të ardhmen

Në ndeshjen e Partizanit kundër Mariborit me interes pritej dhe përformanca që do të bënte Valon Ahmedi. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte i grumbulluar për sfidën kundër “demave”, por e pa ndeshjen nga tribuna VIP e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Klubi slloven dhe vetë shqiptari deklaruan se është i dëmtuar, prandaj nuk mund të zbriste në fushë, por ka pikëpyetje në lidhje me këtë argumentim. Ahmedi ishte i pranishëm në seancën e fundit të ekipit slloven në “Selman Stërmasi” dhe të paktën 15 minuta, aq sa ishte minutazhi për mediet zhvilloi përgatitje me pjesën tjetër të skuadrës.

23-vjeçari ka 3 vite që është pjesë e Mariborit, por nuk ka patur hapësira në skuadër. Ai po mendon largimin nga skuadra sllovene, pasi ka nevojë për minuta. Në sezonin e fundit shënoi vetëm 1 gol. ai luajti 16 ndeshje, nga të cilat 7 i nisi si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *