Roli i Elliott, buxheti i merkatos; Gatuzo dhe shitjet, si projektohet Milani “i ri”!

Milani i të ardhmes, pak nga pak, është duke u delineuar… Këshilli administrativ që duhet të zhvillonte mbledhjen ditën e sotme ka shtyrë gjithçka, për shkak të mungesës së këshilltarëve dhe drejtuesve kinezë, që janë shkarkuar nga detyra pasi klubi i kaloi në kontroll fondit “Elliott”. Paolo Skaroni, me shumë mundësi, do të jetë presidenti i ri, i 27-ti në historinë kuqezi.

Kështu, Asambleja do të zhvillohet më 21 korrik, kur edhe do të zgjidhet presidenti i ri dhe anëtarët e bordit. Sipas asaj që shkruan “Repubblica”, sakaq, nuk do të lëvizë, për momentin Marko Fasone, teksa një nga emër e drejtorit teknik mund të jetë braziliani Leonardo, që ka një të shkuar si kuqezi.

Rezultate imazhesh për leonardo milan

Megjithatë, braziliani nuk është i vetmi që konsiderohet, ka edhe emra të tjerë, si Franko Baldini, apo edhe Paolo Maldini.

Ndërkohë, po sipas medieve italiane, Xhenaro Gatuzo, trajneri i Milanit, dëshiron të takohet personalisht me Pol Singer, praktikisht presidentin, themeluesin dhe CEO-n e Elliott, për të marrë edhe mbështetjen e duhur.

Për momentin, merkaton do të vazhdojë ta bëjë Mirabeli, ndërsa Elliott fillimisht do të hedhë 50 mln euro në arkat kuqezi për të shlyer detyrimet e verës, si kamata blerjes së Kesit nga Atalanta, por edhe rroga dhe të tjera shërbime.

Më pas, priten edhe 50 mln euro të tjera për merkaton, teksa pjesa tjetër duhet të vijë nga shitjet, ku Gustavo Gomez mund të kalojë te Udineze për 5 mln euro, ashtu sikurse edhe Lokateli te Sasuolo për 12-13 mln euro, me të drejtë riblerje nga Milani.

Në listën e largimeve janë edhe Kaliniç, Baka, Antoneli, Bertolaçi, Gabriel, ndërsa mund të ketë edhe një shije “big” për të qëndruar në skajet e fair play financiar (Donaruma, Bonuçi ose Suso mes kandidatëve për t’u shitur).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *