Përcaktohet arbitri i Kukësit, një njohje e vjetër

Të mërkurën në mbrëmje Kukësi do të presë Valetën në Shkodër (19:00), në vajtjen e turit të parë kualifikues në Champions League.

UEFA ka publikuar arbitrat që do të gjykojnë dhe është zgjedhur një katërshe nga Islanda.

Kryesor është 40-vjeçari Thórodur Hjaltalín, i cili në karrierën e vet ka drejtuar 7 ndeshje kualifikuese në Europa League dhe disa ndeshje në nivel moshash, ndërsa ka drejtuar vetëm një miqësore kombëtaresh A.

E veçantë është se Hjaltalín ka qenë edhe në vitin 2016 në Shqipëri, sepse në Elbasan ishte arbitër i katërt i sfidës së Europa League Kukësi-Austria e Vjenës 1-4.

Gjithashtu, në vitin 2015 ka drejtuar një ndeshje kualifikuese për Euro 2016, Uells U17-Shqipëri U17 1-1.

KUKËSI – VALETA, e mërkurë, 19:00, Shkodër

Gjyqtarë: Thórodur Hjaltalín, Frosti Vidar Gunarson, Oddur Helgi Gudmundson, Thorvaldur Árnason (Islandë)

 

Ndërkaq, janë përcaktuar edhe gjyqtarët e Shkëndijës dhe Dritës, që do të zbresin në fushë nesër.

 

Shkëndija – The New Saints, e martë, 20:15, Shkup

Gjyqtarë: Timotheos Hristofi, Mihael Soteriou, Harlambos Georgiou, Hrisovalantis Theuli (Qipro)

 

Drita – Malmö, e martë, 20:45, Mitrovicë

Gjyqtarë: Boris Marhefka, Peter Kováç, Marek Galo, Pavol Hmura

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *