Juventus-Ronaldo tashmë është kthyer në një libër “të verdhë”, ose sagë… Një film i bukur, me shumë aktorë, me shumë pikëpyetje, por edhe me një bindje: në fund, CR7 do të vishet bardhezi…
Indicjet të çojnë të gjitha në këtë drejtim, aq sa në faqen e saj në Ëeibo, që është edhe platforma më e famshme kineze dhe aziatike, mesazhi është i qartë: “Sot, 7 korrik flasim për numrat 7 të 20 viteve të fundit dhe të shtatin që do të veshë këtë fanellë… Cili është i preferuari yt?”. Dy fjali dhe një simbolikë… Ndoshta, Ronaldo do të jetë “7”-ta tjetër…
Por, ka edhe më shumë… Në video nuk ka shtatë por gjashtë lojtarë me nr.7. Sipas spanjollëve, gafa është bërë me qëllim nga Juventusi, që do të celebrojë me datën 7 korrik të muajit të 7 të vitit një tjetër nr.7… E gjitha, që prej vitit 1995, me të parin që ka veshur këtë fanellë.
Pesoto, Di Livio, Salihamixhiç, Pepe, Zaza dhe Kuadrado, për t’u shkëputur më pas video.
Lajmërimi, sipas medieve iberike, mund të vijë shumë shpejt lajmërimi dhe zyrtarizimi, teksa javën tjetër do të jetë prezantimi.
Nga Italia dhe platforma kineze te… dyqani zyrtar i Real Madridit në Spanjë. Çfarë ka ndodhur? Asgjë e jashtëzakonshme, thjesht fanella e Kristiano Ronaldos nuk ekziston më! Motivi? Nuk dihet, por edhe dihet…
Madje, në dyqan është edhe foto e Zidanit dhe jo ajo e Kristianos. Një histori që i ngjan asaj të Hames Rodriguezit, që iu zhdukën fanellat, duke kaluar më pas te Bajern Mynihu.