Vazhdon të pasurohet telenovela “Ronaldo-Juventus”. Edicioni i datës 6 korrik të “Marca”-s zbulon: “Ronaldo i ka dhënë fjalën Andrea Anjelit!”. Pra, duket se ka një paraakord mes presidentit të Juventusit dhe portugezit për transferimin në Torino dhe vetëm… në Torino, askund tjetër.
Sakaq, gazetari spanjoll, Alvaro von Riketi, i Fox Sports, ka lëshuar sonte bombën:
“Juventusi dëshiron të prezantojë Ronaldon ditën e shtunë, data 7 korrik, muaji i 7-të i vitit dhe në orën 19:00, pra 7 pm, ose 07:07 pm…”.
Simbolika e lidhur me nr në fanellën e portugezit.