Reali i Madridit mund të humbasë Kristiano Ronaldon në ditët e ardhshme, por ndërkohë kampionët e Europës kanë zyrtarizuar një blerje të rëndësishme, sepse kanë blerë mbrojtësin Alvaro Odriozola nga Real Sociedadi.
Comunicado Oficial: Álvaro Odriozola.#RealMadrid https://t.co/3H6VkWzY2L
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 5, 2018
Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë, i aftë të luajë dhe si anësor ofensiv.
22-vjeçari vjen nga një sezon i shkëlqyer, duke luajtur gjithnjë titullar në San Sebastian, ndaj Reali ka vendosur të paguajë 40 milionë euro, duke firmosur kontratë 6-vjeçare me talentin e Spanjës U21.
Natyrisht, lind pyetja ku do luajë Odriozola, sepse në Madrid formacioni është i kompletuar dhe më parë edhe Teo Hernandez ka tentuar pa sukses të luajë, edhe pse u ble goxha shtrenjtë.