Bordo ka bërë të pamundurën, por ka kuptuar se të mbajë Malkom do të jetë e vështirë. Sulmuesi i krahut, që sezonin e shkuar në Ligue 1 në Francë ka qenë ndër më të mirët në atë rol, është bindur: do vetëm Interin!
Spaleti e pret krahëhapur, teksa do të jetë pikërisht pozicioni i Kandrevës ai që do të fuqizohet. Vlera? 40 milionë euro, edhe pse po flitet për formulën, me huazim dhe detyrim blerje nga zikaltërit.
Sezonin e shkuar ai shënoi 12 gola dhe 7 asiste, teksa Bordo e di mjaft mirë se e ardhmja i përket vetë lojtarit.
Malkom do Interin, Interi do Malkom. Tani, duhet gjetur formula.