Mes disa “notave pozitive” në këtë Botëror për Argjentinën është edhe talenti Kristian Pavon, vetëm 22 vjeç dhe një garanci, edhe pse në moshë të re. Eshtë hedhur gjithmonë në fushë si zëvendësues, por ka qenë ndër profilet më interesante.
Kështu, shumë skuadra “big” kanë hedhur grepat, mes tyre edhe Arsenali i Unai Emerit, aq sa trajneri i ka kërkuar klubit që të paguajë klauzolën prej 30 mln eurosh (“E dua atë lojtar!”) që e lidh sulmuesin e krahut me Boka Xhuniors.