“Dridhem nga ideja San Siro, tifozëve u premtoj…”

Pas zyrtarizimit, vijnë edhe fjalët e para të futbollistit të Interit, Mateo Politano, që u transferua nga Sasuolo: “Të jem këtu është diçka e bukur dhe këtë ditë do ta mbaj mend gjatë. Mezi pres që të nis, jam i emocionuar dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur këtu. Falënderoj edhe Sasuolon, që më rriti dhe më dha këtë mundësi”.

Thua Inter, mendon për “San Siro”-n, ku ai shënoi në ndeshjen e parafundit të Serisë A, por që i ka sjellë mirë… “Më drithëron dhe në të kalurën më ka sjellë fat, pasi kam shënuar si ndaj Milanit, ashtu edhe ndaj Interit. Por, tani dua të shënoj si lojtar i Interit”.

Politano flet edhe për ishullin e tij dhe modelet futbollistike: “Pasi jam rritur te Roma, Toti është një pikë referimi. Më pëlqejnë Mesi, Ronaldo dhe lojtarët e tjerë të krahut. Ikardi më ka lënë mbresa dhe do të jem shok ekipi me të. Tifozëve u premtoj se nuk do të kursehem për të nderuar këtë fanellë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *