Panamaja ishte ekipi më i dobët i Kupës së Botës, pa pikë dyshimi. Skuadra që mori pjesë në grupin G u eliminua pa asnjë pikë, pasi humbi me Anglinë, Belgjikën dhe Tunizinë. Ekipi panamez nuk do të mbahet mend për fushatën e tij në këtë botëror, por për rekordin që theu.
Skuadra ishullore arriti të shënonte dy gola në fazën e grupeve dhe për herë të parë në historinë e një botërori të gjitha ekipet e kanë dërguar dy herë topin në rrjetë. Panamaja i shënoi Anglisë në humbjen 6-1 dhe Tunizisë në humbjen 2-1.
Golat e lojtarëve panamezë i bënë “gropën” kompanive të basteve, pasi vetëm BetVictoria u pagoi lojtarëve të saj £663,000 pas shënimit të golit nga Panamja kundër Tunizisë dhe Polonia kundër Japonisë.