Pakult: Nuk kam pasur asnjë president si i Kukësit

Peter Pakult do të zbresë në Shkodër për të tretën herë pas pak ditësh  kur të ndeshet me Valetën, por për të parën herë ai do të jetë si pritës dhe jo si kundërshtar. Në dy rastet në të shkuarën kur ka zbritur në “Loro Boriçi” ai ka arritur të marrë më të mirën. Në rastin e parë, në vitin 2009, austriaku ka triumfuar me Rapidin e Vjenës si trajner, duke eliminuar shkodranët nga Europa League. Ndeshja e dytë është ajo e vetëm pak muajve më parë kur me Kukësin debutoi me fitore në Shkodër si trajner i verilindorëve. Ky detaj mjaft interesant nuk i ka shpëtuar “peterlinden.live“ që e ka veçuar këtë pjesë.

Mund të thuhet se është bërë një analizë e hollësishme për skuadrën verilindore, duke nisur që nga buxheti ku specifikohet që nuk është një klub milioner dhe deri te fakti që presidenti Safet Gjici kërkon grupet e Europa Leagues.

Shkohet akoma dhe më tej, duke thënë se presidenti i Kukësit ka kërkuar që skuadra malteze të mos llogaritet si një kundërshtar, duke sinjalizuar në këtë mënyrë që duhet kualifikim me çdo kusht. E veçanta qëndron veç analizës që i është bërë Kukësit dhe mundësi për të shkuar në grupe dhe te një fjali që kanë marrë nga tekniku austriak, i cili shprehet se asnjëherë nuk ka pasur një presidenti si i Kukësit, duke vënë theksin te fakti se ai është kërkues më shumë se çdo ish-president që ka punuar në të shkuarën: “Unë nuk kam pasur asnjëherë një presidenti si te Kukësi.

Edhe Rudi Edlinger tek Rapidi kërkonte të fitonte çdo ndeshje, megjithatë tani është kërkohet në mënyrë ekstreme”. Është shprehur 58-vjeçari. Më tej është analizuar dhe mundësia e Kukësit për të avancuar në arenën ndërkombëtare, ku është konsideruar gati i pamundur që të arrihen grupet e Champions Leagues. Vetë Pakult e pranon se do të jetë një sukses i madh, për çdo turq ë do të kalohet: Për çdo raund që mund të kalojmë do të jetë një sukses si madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *