Ka një emër dhe një mbiemër, është austriak dhe vjen nga skuadra e Salcburgut… Quhet Stefan Lainer dhe është 26 vjeç mbrojtësi i krahut të djathtë që do të bashkohet me skuadrën e Karlo Ançelotit, pasi Kristian Maxhio është lënë i lirë, me parametra zero. i blerë për vetëm 200 mijë euro nga Salcburgu te skuadra e Riedit, mbrojtësi do t’i kushtojë 12 mln euro skuadrës italiane.
Një lëvizje që është bërë kryesisht edhe për t’u mbrojtur, në rast se Elseid Hysaj do të shitej, teksa ajo që ia vlen të theksohet është se praktikisht afati i skadimit të klauzolës prej 50 mln eurosh për jashtë Italisë është data 30 qershor, pra vetëm pas dy ditësh.
Madje, mediet italiane shkruajnë se Lainer është marrë edhe për t’I bërë konkurrencë Hysajt në krah të djathtë, teksa do të vendosë Ançeloti më pas.