Zyrtare: Batha firmos në Greqi

Ishte pranë kalimit te Shkëndija e Tetovës, por në fund Idriz Batha nuk shkoi, sepse tetovarët kërkonin futbollist me tipare të tjera dhe me sa duket ishin nxituar, ose ishte një problem page.

Gjithsesi, ish-mesfushori i Partizanit ka gjetur ekip tjetër dhe sot ka mbyllur gjithçka me Larisën në kampionatin grek.

Klubi i renditur poshtë mesit të tabelës në kampionatin e fundit grek sapo ka humbur mesfushorin kroat Adnan Aganoviç, i cili ka firmosur për AEK-un, ndaj e ka zëvendësuar me Bathën.

26-vjeçari ka qenë pikë kyçe e Partizanit në 4 sezonet e fundit, ndërsa këtë verë përfundoi kontratën dhe u largua me parametër zero, një humbje e madhe për të kuqtë, që nuk po arrijnë të përfitojnë financiarisht për lojtarët që kanë treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *