DIREKT/ Kolumbia kalon në avantazh dhe merr vendin e parë në grup

JAPONI – POLONI          0-1

Shënues: Bednarek 60′

SENEGAL – KOLUMBI    0-1

Shënues:Mina 75′

75’ – GOL KOLUMBIA Pas harkimit nga këndi, Mina është treguar i saktë me kokë, duke i dhënë avantazhin kolumbianëve. Tani gjithçka bëhet akoma dhe më interesante sa i përket skuadrës së dytë që do të kualifikohet. Senegali ka reaguar mjaft mirë dhe është hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit, që do të ishte dhe i kualifikimit për në raundin tjetër.

60 ‘ – GOL POLONIA – Përfaqësuesja polake ka realizuar golin e parë të takimit ndaj Japonisë, me anë të Bednarek, i cili u tregua i saktë në goditjen e tij në brendësi të zonës kundërshtare. Mjaft e ndërlikaur pozita e japonezëve që tani rreikojnë shumë.

32‘ PORTIERI KAUASHIMA SHPËTON JAPONINË! Grosicki, me kokë brenda zone, portieri japonez shmang golin!

30′ DËMTOHET HAMES RODRIGEZ! Kolumbia humbet një nga yjet e saj, goditje e rëndë.

25′ Ndeshjet mbeten shumë të hapura, por gola nuk ka. Kolumbia e Senegali vijojnë betejën, po nis të sulmojë edhe Polonia.

18′ ANULOHET PENALLTIA! VAR TREGON QË SANÇEZ KA PREKUR FILLIMISHT TOPIN!

16′ PENALLTI PËR KOLUMBINË! Rrëzohet në zonë Sadio Mane, pas një kundërsulmi perfekt! Faull nga Sançez!

12′ JAPONIA PRANË GOLIT. Sulm i shpejtë nga e majta, kros në qendër, ku Okazaki me kokë gjuan jashtë. Japonia po dominon.

9′ Fillim i shpejtë, por kaotik në Senegal-Kolumbi. Ende asnjë rast, rëndësia e takimit bën që të dyja palët të bëjnë shumë kujdes. Ende asnjë gol as në ndeshjen tjetër të grupit, por Japonia e ka nisur fort.

1′ NISIN NDESHJET

PJESËT E PARA – Asnjë gol deri tani, më shumë ritëm te Senegal-Kolumbi, aty ku luhet një finale për kualifikim. Senegali më i qartë, krijoi rreziqe dhe fitoi edhe një penallti, por e anuloi VAR-i. Ndërkaq, Kolumbia duket qartë që është e tensionuar, aq më shumë që tashmë luan pa Hames Rodrigez, i cili doli për dëmtim.

Ndërkaq, nisi shpejt Japoni-Poloni, me aziatikët që i shkuan pranë golit, por me kalimin e minutave Polonia e ekuilibroi takimin. Ritmi ra dhe në fund të pjesës së parë Polonia krijoi edhe raste të mira.

 

Kanë mbetur edhe dy grupe për të luajtur ndeshjet e fundit në Kupën e Botës, por realisht vetëm në grupin H ka betejë.

Japonia e Senegali kryesojnë me nga 4 pikë dhe Kolumbia ka 3 pikë, ndaj do të ketë emocione deri në fund.

Senegali e Kolumbia luajnë një finale, sepse kush fiton kualifikohet, ndërsa barazimi vlen për të dy vetëm nëse Polonia fiton ndaj Japonisë.

Aziatikët me një barazim kualifikohen, por Polonia synon të largohet me dinjitet nga Kupa e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online