Mohamed Salah u detyra ta shikonte ndeshjen Egjipt-Urugai nga stoli i rezervave. Skuadra e tij luajti si e barabartë ndaj amerikano-latinëve, por në fund fati solli, që “Faraonët” të dilnin nga fusha e lojës me kokën ulur për shkak të një goli në limite të Gimenez. Me siguri goli i qendërmbrojtësit të Atletikos ka qenë si një thikë në zemër për Salanë dhe për miliona egjiptianë në të gjithë botën. Situata te “Magrebasit” nuk e zymtë, por ditën e djeshme trajneri Hektor Kuper ka marrë lajmin e shumëpritur për sulmuesin Mohamed Salah.
GATI PËR RUSINË
Ditën e nesërme në stadiumin e Shën Petersburgut do të presë takimin midis Rusisë dhe Egjiptit. Vendasit në rast fitoreje sigurojnë me 99% biletën e shumëpritur për në fazën e 1/16-ve. Në krahun tjetër “Faraonët” në rast humbje do të paketojnë menjëherë valixhe për t’u kthyer në vendlindje. Prezenca e Salasë duhej më shumë se kurrë në këtë ndeshje “jetë a vdekje” për të dyja ekipet. Fatmirësisht për 25-vjeçarin si dhe për të gjithë tifozët e skuadrës egjiptiane, doktori i ekipit kombëtar deklaroi para medieve se ligamentet e ndrydhura në shpatullën e tij pas dyluftimit me Serxho Ramosin në finalen e 26 majit janë shëruar plotësisht dhe “Momo” mund të luajë që nga minuta e parë. “Ai mund të luante që në ndeshjen ndaj Uruguait, por trajneri Kuper vendosi që ai mos të mos të luante, pasi ekzistonte një shans tepër i vogël që shpatulla e tij të dilte përsëri nga vendi në rast të një kontakti të fortë fizik.
Shënuesi i 44 golave me Liverpulin gjatë sezonit që lamë pas do të jetë një ndihmë shumë e madhe ndaj Rusisë, por edhe në rast fitoreje telashet për egjiptianët nuk do të mbarojnë, pasi fati i tyre do të mbetet në dorën e Uruguait, që luan ndeshjen e fundit ndaj Rusisë. Botërori “Rusi 2018”, është shumë i veçantë për popullin egjiptian, pasi pavarësisht dominimit në Kupën e Afrikës, kualifikimi në Botëror për ta ishte paradoksalisht një mision i pamundur prej 28 vitesh.