Koreanët me masa “anti-spiun”, rrengu unik habit botën!

Në futboll studiohen skema për të befasuar kundërshtarët, por ka raste që mendohen edhe zgjidhje të çuditshme, si ajo që ka bërë Korea e Jugut. Kombëtarja aziatike ka luajtur duke ndryshuar numrat e fanellave të çdo lojtari, në miqësoret para Botërorit, por edhe në stërvitje. Kjo për faktin se Suedia kishte dërguar spiunë në stërvitjet në Austri, sipas koreano-jugorëve.

“E kemi bërë për të hutuar suedezët, sepse e dimë që na kanë ndjekur dhe studiuar. Europianët në përgjithësi e kanë të pamundur të na dallojnë ne koreanët, por edhe disa kombësish të tjera nga fytyrat, jam i bindur që ky rreng i yni do e ketë pasur efektin e dëshiruar”, ka shpjeguar trajneri koreano-jugor Shin Tae-jong, një ditë para sfidës kundër Suedisë.

Korea e Jugut konsiderohet skuadra më e dobët në grupin F, ku bëjnë pjesë Gjermania, Meksika e Suedia.

Formacionet e mundshme
Korea e Jugut (4-4-2)
Kim Seung
Li-Jong Jong-Guon Jang-Hyun Kim-Jin
Kuon Ki Park Li-Jae
Son Huang

Suedia (4-4-2)
Olsen
Lustig Lindelof Grankvist Augustinson
Klaeson Larson Ekdal Forsberg
Berg Toivonen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online