Ishte paralajmëruar prej ditësh dhe tashmë është zyrtare: Real Madridi blen yllin e Santosit, Rodrigez.
Vetëm 17 vjeç, Rodrigez ka magjepsur këtë vit në Brazil dhe e donin shumë klube në Europë, por oferta e Realit ishte e parezistueshme, si në aspektin financiar, ashtu dhe atë të imazhit.
O Santos Futebol Clube e o Real Madrid C.F. chegaram a um acordo para a transferência futura do atleta @RodrygoGoes. A ida do atleta ao clube espanhol está programada para julho de 2019.
Mais detalhes em https://t.co/XLLTyz4MaT pic.twitter.com/YLZ5O6J1ub
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) June 15, 2018
Santosi merr 40 milionë euro, që do të thotë që blen 80% të kartonit, sepse 20% i mbetet vetë sulmuesit, i cili bëri një sakrificë, duke hequr dorë nga një pjesë e parave që i takonin.
Santosi fiton edhe në një drejtim tjetër, sepse Rodrigo do të qëndrojë deri në verën e vitit 2019 në Brazil, duke kënaqur edhe tifozët.