Ku do luajë Nejmar sezonin e ardhshëm? A do shkojë te Reali? Kur do shkojë te Reali?
Këto janë disa nga pyetjet kryesore që kërkojnë përgjigje prej muajsh dhe tashmë që ka nisur merkatoja është e qartë që është temë dite e ardhmja e sulmuesit brazilian, i cili është i impenjimi në Kupën e Botës dhe për momentin nuk e ka mendjen te merkatoja.
Megjithatë, ka kush kujdeset për të dhe duket se kalimi i tij te Reali është thjesht çështje kohe. Problemi është se Reali e ka me ngut dhe nuk mund të presë një vit.
The Sun në Angli shkruan se klubi Merengues është gati të ofrojë 350 milionë euro në ditët e ardhshme, plot 50 milionë me shumë se një klauzolë e përfolur, sipas së cilës Nejmar lirohet që në dhjetor nëse paguhet pas 1 shtatorit.
Hipotezë që Reali nuk e mendon, sepse e tremb diçka: PSG rrezikon të dënohet nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair-play financiar dhe nuk përjashtohet mbyllja e detyruar e merkatos, duke bërë që Nejmar të bllokohet në Paris.