Juventusi vazhdon të ndjekë Milinkoviç-Saviç dhe nuk është mister. Eshtë objektivi numër “1” në merkato: serbi paraqet identikitin perfekt të mesfushorit që bardhezinjtë duan të vendosin në qendër të projektit. Ajo që ndoshta mungon pas largimit të Pogbasë. I fortë, fizikisht i papërmbajtshëm, teknik, i aftë që të trondisë ndeshjet dhe të udhëheqë. Në planin teknik dhe taktik nuk ka asnjë dyshim. Por, dihet që Saviç është xhevahiri nga i cili Lotito dëshiron të bëjë shitjen historike.
Disa ditë më parë, presidenti tha se “refuzova 70 mln euro nga Interi në korrik 2017… Më pas, në fund të merkatos, një skuadër tjetër dha 110 mln dhe i refuzova. Tani sa vlen? 120 mln euro për këmbë”. Sigurisht, pak humor, sepse në të vërtetë me 140 mln euro, do ta jepte në vend.
Juventusi nuk heq dorë dhe tashmë ofron 70 mln euro dhe kartonin e Daniele Ruganit, që janë 100 mln euro në total, por “jo, faleminderit” ka ardhur nga Roma. Sigurisht, nëse pastaj Higuain dhe Pjanicc do të largohej, pa harruar Manxhukicc dhe Pjacën, atëherë mund të vinin paratë për të bërë investimin më të madh.