Prenga: Synimi, Laç i bukur dhe fitues

Trajneri i ri i Laçit, Besnik Prenga, ka qenë një surprizë për të gjithë dhe mund të quhet një surprizë e këndshme, sepse babai i Herdi Prengës ka vite që punon në Kroaci, ndaj kontributi i tij në Superiore mund të jetë i rëndësishëm, duke parë sa shumë po mundohemi të afrojmë trajnerë të huaj.

Për RTSH Sport, Prenga ka folur për aventurën e tij të re, arsyet që e çuan te firma dhe synimi i tij me Laçin.

“Laçi ka pasur vazhdimësi në vitet e fundit në futboll, një faktor i rëndësishëm i kampionatit shqiptar. Shpresojmë e besojmë që edhe këtë vit të jemi ekip që dhuron lojë dhe si i atillë besojmë që të jetë ekip në katër vendet e para në Shqipëri. Kur më kontaktoi Laçi, ofertën e pranova menjëherë, nuk e mendova dy herë. Janë vite të tera që jam jashtë Shqipërisë, kam punuar jashtë, kam investuar shumë të vetja dhe kjo ishte mundësia për t’u kthyer në Shqipëri. Dëshiroja të ndihmoja klubin e Laçit dhe tifozët e zjarrtë me gjithë mundësitë që kam që ata të shohin një Laç fitues, kërkues për fitoren, që ka qëllime të sakta dhe dëshirën të ofrojë një futboll të bukur”.

Prenga e nis me Europa League: ““Dëshirojmë të bëjmë paraqitje dinjitoze, t’i tregojmë vetes por edhe të tjerëve që jemi ekip serioz, që japim maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online