Cungu: Shumë fjalë, asnjë kontakt me Partizanin

Trajneri shkodran flet për të ardhmen e tij: “Më urojnë njerëzit, por nuk ka asgjë konkrete. U bë kjo puna e Partizanit si përralla me mushkonjën. Shumë përflitet, por nuk ka asgjë konkrete”

Eraldo Harlicaj

Partizani ende nuk ka gjetur trajnerin dhe Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, po tregohet shumë i duruar, më tepër se ç’duhet. Emri i parë që është në ‘’pole position’’ është ai i kroatit, Mario Tokiç. Ky i fundit është një propozim i menaxherit të njohur, Mario Cenolli. Ky i fundit erdhi me një projekt të plotë, pasi parashikonte kroatin në drejtimin e stolit dhe veten si Drejtor Sportiv në vendin e lënë bosh nga italiani Antonelo Preiti.

Drejtori Rama nuk ka dhënë ‘’ok’’-un e tij dhe çështja ka mbetur ende në ajër. Gjatë kësaj kohe në kampin e kryeqytetasve po përmenden dhe emra të tjerë teknikësh që mund të marrin drejtimin e Partizanit. Pas ‘’eksperimenteve’’ me trajnerë italianë siç ishte rasti i Mark Julianos, Andrea Agostinelit dhe Adolfo Sormani, të kuqtë do të hedhin sytë në Ballkan dhe brenda territorit tone.

Emrat e fundit që janë përmendur janë ata të Mlladen Milinkoviçit, ish-trajnerit të Kukësit dhe teknikut shkodran Armando Cungu. ‘’Sport Ekspres’’ ka kontaktuar me këtë të fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me ekipin kryeqytetas. Tekniku shkodran foli pa doreza dhe e sqaroi çështjen e ‘’demave’’.

CUNGU – Cungu nuk është në drejtimin e një ekipi që nga largimi i tij nga skuadra e Vllaznisë. Ai dha dorëheqjen nga ekipi shkodran dhe ia la vendin e tij Ernest Gjokës. Në fakt, në periudhën që ishte në krye të kuqebluve, tekniku vuajti shumë, pasi arriti të shpëtonte Vllazninë vetëm në ndeshjen e fundit kundër Tiranës, në një barazim pa gola në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’. i pyetur në lidhje me Partizanin, ai përgjigjet. ‘’Kjo puna ime me Partizanin është bërë si ajo e mushkonjës. Ka raste që njerëzit më urojnë dhe unë habitem. Kam informacion se disa nga drejtuesit e Partizanit kanë konsideratë për mua, por asgjë më shumë. Nuk kemi kontakte dhe nuk kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Nuk kam diçka konkrete. Në momentin që do të ketë diçka për t’u thënë do të jem vetë i pari që e zbuloj’’, – shprehet Cungu për gazetën.

E SHKUARA – Armando Cungu ka qenë një dëshirë e vjetër e Partizanit. Ai ka qenë i preferuar edhe kur u largua nga Vllaznia, por drejtuesit italianë sollën në Tiranë teknikun Mark Juliano. Tifozët e Partizanit kanë simpati për teknikun shkodran dhe afrimi i tij me ‘’demat’’ do të ishte i mirëpritur. Të shohim dhe të presim nëse do të ketë diçka mes palëve, apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online