Euforia për triumfin e radhës në Champions League u zbeh disi nga deklaratat e Ronaldos për një largim të mundshëm dhe u shua kur Zinedin Zidan deklaroi largimin. Reali është në një moment të çuditshëm, sepse nga njëra anë konfirmohet klubi më i fuqishëm në Europë, por nga ana tjetër nuk gjen dot trajner.
Synimi i parë ishte Poçetino, por Totenhemi nuk e liron. Diskutim i njëjtë edhe për Jurgen Klop. Përveç kësaj, trajnerët më emër stepen edhe nga fakti se Reali vjen nga disa vite të pabesueshëm e më tre Champions League rresht, ndaj tani duhet rindërtim dhe nëse nuk fitohet trofe, është dështim kolosal.
Sog Daily Mail në Angli shkruan se Reali ka kthyer sytë nga Antonio Konte. Italiani është ende pezull, sepse ka kontratë me Çelsin, por në Londër i ka ditët e numëruara.
Reali tashmë e sheh si opsionin kryesor, duke parë alternativat e pakta në treg, por fillimisht pret që Çelsi të pushojë nga puna trajnerin, sepse nuk ka shans që Perez të paguajë për ta marrë.