Në janar 2017 Verder Bremen bleu nga FC Kopenhagen, klubi më i madh në Danimarkë, mesfushorin Tomas Delanej. Futbollisti i lindur në shtator 1991 kushtoi vetëm 2 milionë euro, praktikisht falas në një futboll ku me aq euro më zor gjen ndonjë lojtar cilësor në kampionatet e dorës së tretë
Bëhej fjalë për një mesfushor qendror që prej viteve ishte lojtar kyç te klubi danez, duke luajtur edhe në kupat e Europës dhe duke qenë titullar me Danimarkën, ku ka luajtur rreth 40 ndeshje.
Një sezon e gjysmë te Verderi, titullar fiks dhe rendiment i lartë: sot Dortmundi, zyrtarizoi blerjen e tij për 20 milionë euro.
Biznes i shkëlqyer për Verderin, që ka fituar 10-fish në harkun e një viti e gjysmë.