“Djemtë e detit” kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe duan që të pretendojnë më shumë se mbijetesa. Pas një sërë largimesh, sot ka ardhur dhe afrimi i parë.
Mbrojtësi i majtë Edison Ndreca ka nënshkruar me durrsakët. 24-vjeçari ka qenë një titullar fiks për dy sezone te skuadra e Besëlidhjes, por tani do të nisë një aventurë të re në Superiore. Ndreca më parë është aktivizuar dhe në radhët e Burrelit dhe Laçit.
Për Besëlidhjen është një largim i rëndësishëm, por ndërkohë konfirmon se lezhjanët janë ndër ekipet që prodhojnë për Superioren, sepse vjet çuan te Flamurtari edhe afrikanët Sidibe e Kamara.