Kthim te 4-1-4-1, Panuçi zgjedh një debutues dhe i beson Manajt

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e saj të fundit sa i përket miqësoreve dhe parapërgatitjeve për eliminatoret e Euro 2020, por sidomos Ligës së Kombeve, shtator dhe tetorin e ardhshëm. Kështu, nuk do të ketë më kohë më pas për të eksperimentuar dhe provuar dhe duhet gjetur një bazë nga e cila mund të nisë përgatitja. Kristian Panuçi, këto ditë, ka qenë shumë i ashpër me futbollistët dhe i ka tërhequr veshin për mungesë impenjimi sa i përket humbjes së thellë të pësuar ndaj Kosovës. Trajneri italian ka vendosur të bëjë disa ndryshime të detyruara, për të shmangur një tjetër figurë të turpshme, ashtu sikurse edhe premtoi ai në konferencën për shtyp.

https://www.youtube.com/watch?v=kXyTlg7xOT4

Kështu, në portë do të vazhdojë të jetë Etrit Berisha, teksa në mbrojtje do të kthehet Mërgim Mavraj, që ishte rezervë ndaj Kosovës, ndërsa në të majtë, Lika do të mungojë, pasi eksperimenti dështoi. Aty do të kthehet Lenjani, që kishte probleme fizike ndaj Kosovës. Në të djathtë i zakonshmi Hysaj, teksa risia qëndron përpara mbrojtjes, ku Sabien Lilaj do të organizojë lojën, në skemën e De Biazit dhe që shumë suksese na ka sjellë, pra 4-1-4-1. Kështu, Panuçi heq dorë nga loja totalisht në sulm dhe kthehet te e zakonshmja dhe më efektivja, duke i dhënë mbulim mbrojtjes, me katër mesfushorë përpara digës Lilaj. Roshi do të jetë në krah të djathtë të mesfushës, ndërsa në qendër Ramadani dhe Ndoj do të rikonfirmohen, teksa në të majtë risia është Gavazaj i Skënderbeut.

Sulmi – Ndërkohë, risia e vërtetë është sulmi, ku Rej Manaj ka fituar dualizmin me Bekim Balajn dhe kjo sepse italiani kërkon që të shkundë sulmuesin e Granadës, e ardhmja e të cilit është ende në udhëkryq, pasi spanjollët nuk kanë ndër mend që të shpenzojnë thuajse 1 mln euro për kartonin e shqiptarit, që është huazuar nga Interi. Sa i përket Cikalleshit, që luaji ndaj Kosovës, do ta nisë nga stoli, gati për pjesën e dytë, ku mund të ketë edhe një ndërrim skeme.

Shiriti – Sakaq, Etrit Berisha do të mbajë shiritin e kapitenit në krah, edhe pse Odise Roshi ka po aq ndeshje sa portieri, pra të dy 49. Ndërkohë, Mavraj vjen pas tyre me 42 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë. Nuk dihet nëse Berisha do të luajë gjatë gjithë takimit ose jo, ose do të jetë shansi që të debutojë Selmani i Laçit dhe pjesë e U-21, i thërritur pas dëmtimit të Strakoshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online