Nejmar ka dhënë një intervistë për revistën braziliane VIP, ku ka folur për babain e tij, jetën në Paris dhe për Kupën e Botës.
E ardhmja: “Babai im nuk merr vendime në lidhje me karrierën time. Jam unë ai që vendos. Ai është këshilltari im më i mirë, por në fund jam unë ai që vendos. Ai merret me çështje të tjera, që ecin paralel në mënyrë që unë të kem mundësi të përqendrohem tërësisht të profesioni im. Ajo që më bezdis dhe nervozon është kur thonë idiotllëqe për familjen time në media”.
Rusi 2018: “Nuk do të jetë Botërori im, do të jetë Botërori i Brazilit”.
Jeta në Paris: “Edhe pse nuk e flas mirë gjuhën franceze, jam duke ia marrë dorën. Është bukur të flasësh frëngjisht. Kohën e lirë e kaloj me miqtë e mi ose me familjen. Është e vështirë të dalësh dhe të kesh privatësi”.
Djali i tij: “Duhet të jetë fëmijë, si gjithë fëmijët e botës. Kur të rritet pak më shumë dhe të vendosë atë që do në jetë, do ta mbështes, ashtu si bëri familja ime me mua. Nëse dëshiron të bëhet sportist, duhet t’i dijë vështirësitë që do i dalin përpara. Është 6 vjeç, që tani flasim për shumë tema, por edhe luajmë, këndojmë dhe luajmë me videolojërat e tij. Gjatë periudhës së riaftësimit tim më ka ndihmuar shumë që të jem i qetë dhe në humor të mirë”.