Fernando Torres duket se do të bashkohet me Andres Iniestën në kampionatin japonez.
Sulmuesi, i cili po përfundon kontratën me Atletikon e Madridit dhe do të jetë i lirë prej 1 korrikut, ka arritur marrëveshjen me klubin japonez Sagan Tosu.
Lajmin e publikoi faqja zyrtare e kampionatit japonez J-League, që e fshiu pak minuta më vonë, duke e quajtur “gabim administrativ”, por është e qartë që nuk ka qenë edhe aq gabim, duke njohur japonezët, që janë shumë korrektë dhe seriozë në punë.
Sagan Tosu është në vendet e fundit në kampionat dhe i duhet urgjentisht ndonjë përforcim niveli për të bërë kthesë, ndërkohë që nuk i mungojnë fondet për të afruar një emër si Torres, që mbetet luks për shumë kampionate anembanë botës.