Roberto Mançini e nis me këmbën e mbarë. Të mundësh modestët e Arabisë Saudite ishte minimalja, por u pa edhe ndonjë notë pozitive, përveç rezultatit. “Jam i kënaqur për pjesën e parë. Goli i pësuar? Jo, nuk u mërzita, sipas meje është thjesht faji i lodhjes. Ata ishin më të freskët se ne, në prag të Botërorit, duke qenë se nis pas 3 muajsh”.
Bravo Balo – “Si ndeshje e parë, Baloteli ishte mjaft i zoti. Gjykoj paraqitjen, përtej golit. Të kthehesh te fitorja ka rëndësi, në 45’ e para bëmë mirë. Kundër një skuadër më të fortë, paraqitja do të jetë më e mirë. Duhet të mësohemi të mbajmë 90’, por arritëm që të godisnim me lehtësi portën e tyre. Ndaj Francës do të luajnë titullarë të tjerë, ndoshta më të rinj. Ishte e para e imja dhe doja ta fitoja: ata janë shumë mbrapa me renditjen, por kombëtarja përbëhet nga vetëm dy ekipe klubesh, ndaj janë më të përshtatur. Më pëlqeu entuziazmi i djemve. Emocioni ishte i madh, sidomos te himni”.